Një ndër artistët me vlera të mëdha kulturore dhe intelektuale, njeriu që ia ka kushtuar gjithë jetën muzikës, Veli Sahiti, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën, njofton kumtesa nga Nisma, transmeton Koha.net.
Në një konferencë për medie, ku është prezantuar edhe aderimi i z. Veli Sahiti, bashkë me një grup intelektualësh nga Ferizaj, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se kësaj partie po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore, historike dhe intelektuale të vendit tonë..
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtisi i njohur, Veli Sahiti, tha se jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Nismës. Jam këtu sot në mënyrë që me gjithë përvojën time në muzikë dhe kulturë në përgjithësi, tani e tutje të mund të kontribuoj edhe në subjektin politik Nisma.