Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

Shkatërrimi vije nga despotizmi i brendshëm

Kombeve, Shteteve, Partive dhe cilitdo komunitet të organizuar, shkencor, shoqëror a biznesor; moszhvillimi, mossuksesi, rrënimi e fundi nuk u vie nga jashtë, i kanë brenda vetës se tyre, për shkak të paaftësisë se drejtuesve, padijes e paaftësisë menaxhuese me kombin, shtetin e pasuritë tjera kombëtare, njerëzore a ekonomike qofshin.

Shkurt, asnjë komunitet i organizuar si Komb, Shtet a Parti, nuk shkatërrohen nga armiqtë e jashtëm, përkundrazi, armiqtë e jashtëm ju dhënë forcë e imunitet. Ashtu si Lëvizja jonë Kombëtare Çlirimtare e cila nëpër dekada mori forcë e energji për të luftuar e fituar mbi armiqtë e egër e gjakatar. Ajo, ndonjëherë edhe u mund, por nuk u gjunjëzua kurrë para vështirësive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkatërrimin e moszhvillimin partive politike pas Luftës Çlirimtare në Kosovë, ua kanë shkaktuar drejtuesit despotë të tyre. Po kjo praktikë jo demokratike që i ka shkatërruar partitë politike, demokracinë e brendshme, organet drejtuese të tyre i kanë shkatërruar e i kanë bërë jo funksionale institucionet e shtetit, nuk e kanë ndihmuar zbatueshmërinë e Kushtetutes e të ligjeve, pasi ato i kanë drejtuar e menaxhuar në stilin e bajraktarëve të Mirditës!

Për asgjë nga këto që u thanë më lartë, faji nuk mund të kërkohet te armiqtë e jashtëm të kombit, shtetit apo të partive politike, të cilët armiq para 18 vjetësh i kemi nxjerr jashtë Kosovës me “bisht ndër shalë” dhe të njëjtit i ndihmuan disa pakurrizorë që të na përzihen në punët tona të brendshme, 18 vjet pas dëbimit!

Të tillëve duhet t’u themi: armiqtë e shkatërrimit të shtetit apo të partive politike demokratike kërkojeni brenda despotizmit tuaj primitiv. Armiqtë kërkoni brenda vetës suaj!