Ekspozimi i punës dhe fondeve do të shpjerë drejt debatit të madh publik dhe do të kërkojë inspektim të brendshëm në sistemin amerikan të drejtësisë. Publiku do të jetë në gjendje të kërkojë ndryshim, dhe gjykatat do të jenë të zonja ta mbrojnë veten nga mbërthimi nga interesat e ardhshme speciale
Cilido monitorues objektiv i sistemit politik amerikan duhet të mendohet pse kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me shkallën më të lartë të vdekjeve në botë nga COVID-19 dhe me ekonominë e dërrmuar, lideri i shumicës së Senatit, Mitch McConnel, nuk po bën asgjë, pos të konfirmojë të emëruarit e presidentit në largim, Donald Trump, në sistemin federal të drejtësisë. Është një sjellje e çuditshme.
Shpjegimi është se një grup i interesave të ngushta po operon larg vëmendjes së publikut – një krijesë politike që ka ngecur sistemin amerikan të drejtësisë për gjenerata me radhë dhe është i vendosur për të rrokur sa më shumë kontroll që mundet, derisa të mundet.
Duhet thënë se nuk është vetëm McConnel ai që po sillet çuditshëm. Në vjeshtën e vitit 2016, republikanët sajuan “parimin” e përshtatjes se Senati nuk duhet t’i konfirmojë të emëruarit në Gjykatën Speciale në vitin zgjedhor, dhe bllokoi të nominuarin e presidentit Barack Obama, fort të respektuarin, Merrick Garland. Senatorja Lindsey Graham ishte e drejtpërdrejtë kundër precedentit: “Nëse shfaqet një hapje në vitin e fundit të mandatit të presidentit Trump, dhe nëse procesi fillestar tashmë ka nisur, atëherë do të presim në zgjedhjet e ardhshme”.
“Mos e hiqni shiritin”, tha Graham.
Vdekja e gjyqtares Ruth Ginsburg në shtator – vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve – dhe republikanët injoruan shiritin rrethues. Pa shkuar tetëdhjetë minuta nga lajmi për vdekjen e Ginsburgut, McConnell sinjalizoi se Senati do të merrej me procesin e emërimit të Trumpit dhe se do të shkohej deri në fund. Republikanët shumë shpejt u pajtuan me këtë linjë. Disa anëtarë të Senatit madje deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për të emëruarin para se të dihej emri eventual.
Prej atëherë, republikanët kanë lënë mënjanë të gjitha normat me qëllim që ta kenë njeriun e tyre në këtë karrige. Ata madje injoruan edhe dëshirën e Ginsburgut, që zëvendësuesi i saj të caktohej nga presidenti i zgjedhur në nëntor. Ata shkelën normat e procesit normal dhe afatin kohor për ta konfirmuar një të nominuar për Gjykatën Supreme, duke e kthyer një proces disamuajsh në punë javësh. Ata nuk e morën parasysh as faktin se ishte një vit pandemie dhe as testet për COVID-19 në mesin e anëtarëve të tyre (rezultatet e një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë treguan se ngjarja ishte kthyer në një supershpërndarje virusi). Dhe, afërmendsh, ata e hodhën poshtë parimin e tyre të pretenduar të Garlandit, duke i mbajtur seancat dëgjimore të Barrettit në kohën kur procesi zgjedhor ishte në zhvillim e sipër.
Forca prapa prishjes së këtyre normave dhe hipokrizie zor se mund të spikatet. Por, nëse shihni hipokrizi në pikë të ditës, atëherë fuqinë mund ta gjeni vetëm në skuta.
Disa dekada më parë, një grup i pasur njerëzish me interesa në korporata dhe ideologë të së djathtës hartuan një plan për të ndikuar në gjykatat amerikane në mënyrë sistematike. Ata e dinin se politika e tyre jopopullore që i ndiqnin – reduktimi i qasjes së votuesve në qendra votimi, vërshimi i zgjedhjeve me shuma të pakufizuara parash nga korporatat dhe heqja qafe e shumë mekanizmave mbrojtës të mjedisit – do të priteshin me kundërshtime të mëdha në mesin e zyrtarëve të zgjedhur për poste qeveritare. Por gjykatat, vazhduan në të tyren dhe shpesh duke marrë vendime me anime politike, pa e bërë transparent për publikun votimin.
Me instruksione të gjykatësit të ardhshëm të Gjykatës Supreme, Lewis Powell, grupi ia doli të hartonte një makineri ndikimi për të paketuar dhe manipuluar gjykatat. Kjo punë kulmoi kur Leonard Leo, sipërmarrës i politikave konservative, ndërtoi një linjë për të nominuarit e drejtësisë nëpërmjet Shoqërisë Federaliste, organizatë që ia doli të merrej edhe me ndikimin te Trumpi për t’i menaxhuar zgjedhjet në drejtësi.
Grupi që operoi nën Shoqërinë Federaliste ia doli të orkestronte edhe fushata të stilit politik për të lehtësuar konfirmimin e të nominuarve, përfshirë reklamat sulmuese kundër senatorëve që mund t’ua prisnin rrugën. Mbështeti organizata që ia dilnin të mbështesnin raste që ishin në favor të saj, duke çuar përpara agjendën e donatorëve të mëdhenj. Dhe kështu angazhoi grupe të pavarura joprofitabile për të lobuar te gjykatat, duke mbajtur takime legale me qëllim që të sinjalizoheshin gjykatësit se si duhet të vendosnin për rastet.
Kjo i ofroi një grupi të vogël donatorësh anonimë kontroll në mesin e të emëruarve në drejtësi prej republikanëve dhe një platformë lobuese për të dërguar gjykatës në programin e donatorëve – njëherësh duke anuluar rolin e tij. Në fakt, interesat e korporatave kanë kryer një operacion të maskuar kundër vendit të tyre.
Paratë e dyshimta dyshohet se janë pjesë e kësaj skeme të madhe. Shuma të mëdha fondesh anonime maskojnë interesat e ngushta prapa makinerisë së kapjes së gjykatës dhe pamundësojnë koordinimin që e mirëmban sistemin. Sipas “Washington Postit”, rrjeti i Leos i grupeve kryesore kap vlerën e 250 milionë dollarësh.
Kini parasysh Rrjetin e Krizës së Drejtësisë, që koordinon përpjekjet për marrëdhëniet me publikun dhe që merret me fushata reklamash për të nominuar djathtistë në drejtësi. Ka marrë donacione anonime prej 17 milionë dollarësh në luftën për ulësen e gjykatësit të Gjykatës Speciale, Antonin Scalia; 17 milionë për nominimin me telashe të Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme; dhe 15 milionë për të ndihmuar konfirmimin e Amy Coney Barrettit si pasuese e Ginsburgut. Nëse do të ishte i njëjti donator, atëherë një person shpenzoi rreth pesëdhjetë milionë dollarë për të ndikuar përbërjen e Gjykatës Supreme. Dhe ne nuk kemi ide se kush është ai person, e aq më pak se çfarë ai ose ajo mund të ketë pasur para Gjykatës.
Plus që ka edhe një mori njerëzish të tjerë të fuqishëm që kanë interesa. Makineria djathtiste e ndikimit kanalizon fonde nëpërmjet organizatave me identitete të dyshimta, si “DonorsTrust” dhe “Donors Capital Fund”, grupeve që pastaj u nënshtrohen rezultateve të pritura nga donatorët. E kemi parë këtë në Zyrën për mbrojtjen financiare të konsumatorit sivjet: një grup monitorues ka spikatur se kishte një mori organizatash me identitet të dyshimtë që kishte kanalizuar më shumë se 68 milionë dollarë në 11 takime këshillimore, ku të gjithë kanë argumentuar për dobësimin e rolit të kësaj zyre.
Rezultati i kësaj skeme janë një mori të dhënash me vendime që favorizojnë një mori interesash të ngushta. Gjatë mandatit të kryegjykatësit, John Roberts, Gjykata ka nxjerrë tetëdhjetë vendime partizane me 5 me katër në vota që u shkojnë në favor interesave të donatorëve të republikanëve. Disa prej vendimeve më flagrante dhe më të dëmshme – si vendimi i famshëm i vitit 2010 të “Citizens United”, që hapi rrugën për shuma të pakufizuara parash të dyshimta për shpenzim në zgjedhje – rrokën vëmendjen e publikut. Por shumica e vendimeve kanë kaluar pa u vërejtur, sikur atëherë kur Gjykata vendosi të minonte qasjen e amerikanëve në juritë civile ose dobësoi pavarësinë e agjencive rregullative.
Duke mbetur pa kontroll, lista e fitoreve partizane në Gjykatën Supreme vetëm sa u ngrit, mbase edhe më shpejt me shumicën bindëse të krijuar nga emërimet republikane, apo 6 me 3 në përbërje.
Një masë për t’iu kundërvënë kësaj qasjeje klandestine dhe korruptuese, është nxjerrja e dallavereve në shesh. Ekspozimi i punës dhe fondeve do të shpjerë drejt debatit të madh publik dhe do të kërkojë inspektim të brendshëm në sistemin amerikan të drejtësisë. Publiku do të jetë në gjendje të kërkojë ndryshim, dhe gjykatat do të jenë të zonja ta mbrojnë veten nga mbërthimi nga interesat e ardhshme speciale.
Natyrisht, ata që financojnë operacionin për kapjen e drejtësisë do të ngelen me më pak burime për ta mbrojtur. Por, sa më shumë që hedhim dritë mbi këtë krijesë, aq më pak do të jetë në gjendje të operojë në hije.
(Autori është senator amerikan nga Rhode Island. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).