Google është duke përditësuar aplikacionin e hartave, Maps, me një karakteristikë të re e cila i lejon përdoruesit të shpërndajnë lokacionin e tyre në kohë reale me shoqërinë e tyre.
Tipari i shpërndarjes së lokacionit funksionon atëherë kur përdoruesit vendosin të shpërndajnë lokacionin e tyre në kohë reale me një person specifik, ndërsa mund ta caktojnë edhe për sa kohë ata mund ta shikojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIdeja e kësaj është, që t’i lejojë përdoruesit e Google Maps që t’i tregojnë shoqërisë së tyre se sa afër apo larg janë nga ta.
Ky tipar i ri duket shumë i lehtë për t’u përdorur dhe kërkon vetëm që përdoruesit të klikojnë ‘pikën blu’, dhe pastaj të klikojnë “shpërndaj lokacionin tim” (share my location).
Lokacionin përdoruesit mund ta shpërndajnë me çdokënd nga kontakt lista e Google, pavarësisht nëse ata janë në iOS, Android apo kompjuter.
Kështu e shpjegon Google këtë karakteristik: