Intel po fillon të përballet me ankesat që pasuan dobësitë e sigurisë të zbuluara në çipat e kompanisë.
Mediat sugjerojnë se deri më tani janë ngritur tre padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Kaliforni, Oregon dhe Indiana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, kompania është e ngarkuar edhe me punën e reduktuar të procesorit që është shkaktuar nga përditësimet e mëvonshme të sigurisë.
The Register raporton se ngadalësimi i kompjuterit mund të shkojë nga 5-30 për qind, megjithëse Intel pretendon se zgjidhjet e kompanisë varen më shumë nga ngarkesa dhe se përdoruesit tipikë nuk do t'i vënë re ato.
Duke qenë se është akoma në fillim, pasi dobësitë e sigurisë janë zbuluar vetëm pak ditë më parë, është e mundur që Intel të përballet me një numër edhe më të madh të padive në mbarë botën, transmeton KP.
Intel njoftoi kohët e fundit se 90 për qind e çipave do të “arnohen” për të mbyllur dobësitë sigurisë, ndërsa kompanitë e tjera kanë lëshuar përditësime për të parandaluar efekte të dobësive Specter dhe Meltdown.