Shqipëria ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, duke u ngjitur nga vendi i 43-të, në vitin 2016, në të 31-tin në sondazhin e kryer nga “Twiplomacy”.
Lajmi është bërë i ditur ditën e mërkurë, gjatë konferencës së zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, me temë “Diplomacia në moshën e algoritmit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sondazh janë 209 vende pjesëmarrëse në total, në të cilat janë kryer hulumtime mbi përdorimin e diplomacisë dixhitale.
Kjo rritje në pozicion për Shqipërinë shënon një kthesë të rëndësishme për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale.
Ndërkohë, edhe Kosova ka pësuar përmirësim, por vetëm me 3 vende, duke u ngjitur nga ai i 71-të në të 68-in, në renditjen që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca.
Në dhjetëshen e parë janë edhe Rusia, Vatikani, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Izraeli dhe Holanda.