Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohen specifikat e Galaxy J5 Prime (2018)

Gjatë këtij muaji modeli i Samsungut për 2018-ën, Galaxy J5 Prime, është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench, e cila ka shfaqur disa nga specifikat kyçe.

Tani, njoftohet se Samsung Galaxy J5 Prime (2018) është certifikuar nga FCC (Komisioni Federal i Komunikimeve), kështu duke konfirmuar specifikat e tij, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samsung Galaxy J5 Prime (2018) do të vijë me ekran 4.8-inç, procesor Exynos 7570, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe thuhet se do të punojë me sistemin operativ Android Nougat.

Ende nuk është zbuluar se kur do të lansohet dhe se çfarë çmimi do të ketë.