Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka prezantuar procesorin e ri Exynos 9810, i cili do të përdoret në serinë e nëntë të celularëve të saj.
Ai është pasues i modelit 8895, të cilin mund ta shohim në telefonat aktualë Samsung Galaxy Note 8 dhe Samsung S8, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoExynos 9810 do të jetë pjesë e telefonit Galaxy S9, i cili do të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm, dhe vjen me gjeneratën e tretë të CPU, me grafikën e avancuar dhe modem LTE me mbështetje 6CA.
Samsung po ashtu prezantoi ISOCELL Slim 2X7, sensor i kamerës prej 24 MP me madhësi të pikselit prej 0.9μm.
Madhësia e vogël prej 0.9μm pikselësh mundëson sensorin të ketë fotografi prej 24MP që të vendoset në modulin e hollë të kamerës, që iu mundëson pajisjeve premium që krahas kamerave me performancë të lartë, të mbajnë edhe dizajn elegant të hollë.