KGI Securities ka prognozuar se Apple gjatë këtij viti mund të shesë 25-30 milionë iPhone X, por raporti të cilin e ka publikuar Nikkei tregon se kompania nga Kupertino mund të prodhojë rreth 20 milionë telefona.
Apple ka pasur probleme me prodhimin e modelit iPhone X, gjë e cila do të ndikojë që kompania nga Kupertino të mos jetë në mundësi që t’i përmbushë të gjitha kërkesat e blerësve për këtë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesisht bëhet fjalë për probleme me ekranet e reja OLED dhe kamerës TrueDepth, e cila është dëshmuar si sfidë gjatë prodhimit, transmeton kp.
Apple është duke biseduar me shumë prodhues për të shtuar dërgesën e komponentëve, por pasi që iPhone X dallon nga iPhone tradicional, ky proces është i vështirësuar.