Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke punuar në serinë e re Galaxy S9 dhe tani raportohet se kjo kompani është duke punuar edhe në një model të ri i cili do të lansohet së bashku me smartfonin e ri të avancuar.
Me fjalë të tjera, Samsung do të ofrojë dy smartfonë të rinj – Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, për vitin 2018, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimit të fundit, Samsung është duke punuar në dy versione, G960FXXU0AQI5 dhe G965FXXU0AQI5, përkatësisht Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Numrat e modelit për dy smartfonët e ardhshëm janë SM-G960 (Galaxy S9) dhe SM-G965 (Galaxy S9+).
Samsung Galaxy S9 dhe S9+ mund të lansohen në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) i cili do të mbahet në Barcelonë vitin e ardhshëm më 26 shkurt.