Huawei lanson smartfonin e ri me veçoritë që s’i kemi parë deri më tani

Huawei lanson smartfonin e ri me veçoritë që s’i kemi parë deri më tani

30 shtator 2017 23:24

Kompania e njohur Huawei ka lansuar pa paralajmërim një smartfon të ri të quajtur Nova 2i.

Huawei Nova 2i vjen me ekran FullView dhe katër kamera, transmeton Koha.net. Në fakt, ky është version ndërkombëtar i Huawei Maimang 6 i cili është prezantuar javën e kaluar.

Gjithashtu, Nova 2i vjen me proceso Kirin 659 me tetë bërthama, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë (16 MP + 2 MP) dhe atë të përparme të dyfishtë (13 MP + 2 MP). Po ashtu, Nova 2i punon me baterinë prej 3,340 mAh dhe sistemin operativ Android 7.0 Nougat si dhe me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 5.1.

Huawei Nova 2i, po ashtu, ofron disa opsione të ndryshme përmes gjesteve të cilat e bëjnë eksperiencën e telefonit më interaktive. Nëse vizatojmë shkronjën S atëherë telefoni do të bëjë një “screenshot” të gjatë, sikur një artikull nga fillimi e deri te fundi. Pastaj, nëse prekim dy herë me një gisht ekranin atëherë telefoni do të bëjë një “screenshot”, ndërsa nëse prekim dy herë me dy gishta ekranin atëherë do të aktivizohet incizimi i ekranit (“screen recording), domethënë atë çfarë jemi duke punuar do të incizohet.

Smartfoni i ri Nova 2i, është në dispozicion me ngjyrë të kaltër, të zezë dhe ari, por Huawei nuk ka zbuluar detaje në lidhje me çmimin e tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme