Huawei lanson smartfonin e ri me katër kamera

Huawei lanson smartfonin e ri me katër kamera

23 shtator 2017 20:44

Ashtu siç është caktuar, Huawei Maimang 6 është lansuar zyrtarisht nga kompania.

Maimang 6 vjen me ekran 5.9-inç me rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë dhe raportin e ekranit 18:9, si dhe me procesor Kirin 659 SoC me tetë bërthama, transmeton Koha.net.

RAM memorien e ka 4 GB, ndërsa 64 GB memorien e brendshme. Sa i përket kamerës, Huawei Maimang 6 vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 MP + 2 MP, si dhe me kamerën e përparme po ashtu të dyfishtë prej 13 MP + 2 MP. Po ashtu, telefoni i ri punon me sistemin operativ Android 7.0 me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 5.1 dhe me baterinë prej 3,340 mAh.

Huawei Maimang 6, i cili do të shitet jashtë Kinës me emrin Mate 10 Lite, sensorin për gishtërinj e ka të vendosur në pjesën e pasme, dhe po ashtu ofron mbështetje për dy SIM kartela (ka edhe portin SIM hibrid). Telefoni i ri i Huaweit do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë Obsidian, ari Streamer dhe të kaltër Aurora.

Sa i përket çmimit, Maimang 6 kushton rreth 365 dollarë. Para-porositë tashmë kanë filluar, ndërsa shitja e tij është caktuar të fillojë më 30 shtator.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme