Tech

Meizu lanson dy smartfonë të jashtëzakonshëm me nga dy ekrane

Kompania kineze Meizu ka lansuar dy smartfonë, Meizu Pro 7 e Pro 7 Puls, të cilët kanë nga dy ekrane AMOLED, njërin para e tjetrin pas, transmeton koha.net.

Smartfonët po ashtu kanë nda dy kamera të kombinuara me nga 12MP nga Sony nga pas e tjetrën nga para për selfie, 16 MP.

Meizu Pro 7 Plus është smartfoni i parë që ka përdorur procesorin me 10-bërthama Helio X30, ndërsa ai Meizu Pro 7 ka procesorin standard Helio P25.

Modeli Pro 7 ka 4 GB RAM ndërsa ai Pro 7 Plus, 6GB RAM, hapësirë në memorie që të dy kanë nga 64GB apo 128GB për t’u zgjedhur nga blerësit.

Pro 7 ka ekranin 5.2 inç ndërsa ai Pro 7 Plus 5.7-inch, me rezolucion QHD ndërsa që të dy vijnë me sistemin operativ Android 7.0.

Çmimi fillestar për Meizu Pro 7 do të jetë 370 euro ndërsa për Pro 7 Plus, 450 euro.

{gallery}