Prej pak kohësh Facebook ka kaluar numrin historik të 2 miliardë përdoruesve, por synon të rritet edhe më shumë, edhe në territorin e vet.
Në zemër të zyrave të tij qendrore, në Menlo Park të Kalifornisë do të ndërtojë një qytezë të vogël me shumë banesa dhe shërbime, që nga farmacia e deri te supermarketi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania ka bërë të ditur realizimin e një kampusi të ri me një investim gjigant që parashikon ndërtimin e 1500 banesave.

Willow Campus do të jetë emri i tij dhe objektivi është krijimi i një “fshati të integruar” që do të ofrojë jo vetëm zyra por edhe shërbime dhe zgjidhje banimi, transmeton tch. Blloqet e para, përfshi dyqane, shtëpi dhe zyra, duhet të përfundojnë në fillim të 2021.
Facebook thekson se do të kontribuojë në lehtësimin e presionit banues në zonë. 15% e shitjeve të para do të jepen me çmim shumë më të ulët se ato të tregut.

Për zgjerimin e lagjes kryesore të Menlo Park rrjeti social ia kishte besuar arkitektit të Guggenheim Museum, Fran Gehry. Projekti i ri do të zhvillohet bashkë me studimet e OMA në New York.