Pas njoftimit se gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka anuluar versionin Mini të Galaxy S8, tani raportohet se ky prodhues jug korean ka anuluar edhe një tjetër smartfon.
Në këtë rast, fjala është për pasardhësin e fabletit të vitit të kaluar Galaxy A9 Pro, i cili ka procesor Snapdragon 652, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGalaxy S8 Mini është anuluar për arsye se kompania nuk mundi të prodhojë ekranet, ndërsa për anulimin e Galaxy A10 Pro nuk ka informacione.
Ndoshta arsyeja kryesore është Galaxy Note 8, i cili pritet të lansohet së shpejti dhe Samsung ka nevojë të sigurohet se çdo gjë është gati 100 për qind, duke pasur parasysh dështimin me Note 7.