Disa ditë pasi është shfaqur në uebfaqen zyrtare të një shitësi polak, Sony G8441 është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu, e cila ka zbuluar disa nga specifikat kryesore të tij.
Sipas AnTuTu, smartfoni i ri i Sonyt do të vijë me ekran prej 720 pikselë, procesor Snapdragon 835 SoC, grafikën Adreno 540, kombinim të kamerave 8 MP/ 8 MP, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe do të punojë me sistemin Android O, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuhet të kemi parasysh se kjo uebfaqe jo gjithherë ia qëllon disa detajeve në lidhje me pajisjet e reja që priten të lansohen.
Sa i përket çmimit, sipas shitësit polak Sony G8441 do të kushtojë rreth 650 euro.
Nuk ka informacione se kur do të jetë në dispozicion ky smartfon i ri i Sonyt, por pritet që ai të zbulohet në konferencë IFA të kompanisë e cila do të mbahet më 31 gusht në Berlin.
