Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gjobitet Google me 2.42 miliardë euro

Gjiganti i kërkimit, Google, është gjobitur me 2.42 miliardë euro nga Komisioni Evropian pasi arrit në përfundimin se kompania kishte abuzuar me fuqinë duke promovuar shërbimet saj të blerjeve online në krye të rezultateve të kërkimit.

Gjoba është dënimi më i madh deri më sot kundër një kompanie të akuzuar për ndërhyrje në treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi gjithashtu urdhëron Googlen për t'i dhënë fund praktikave anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose të përballet me një dënim të mëtejshëm.

Firma amerikane tha se mund të apelojë.

Megjithatë, nëse nuk arrin të ndryshojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të blerjes brenda afatit tre mujor, mund të detyrohet të dorëzojë prej 5% të fitimeve mesatare të përditshme të saj.

Bazuar në raportin më të fundit financiar të kompanisë, shumë i bie të arrijë deri në rreth 14 milion dollarë në ditë.