YotaPhone 3 vjen me dy ekrane, njëri 5.5-inç AMOLED me rezolucion prej 1080 pikselë dhe tjetri 5.2-inç EPD, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai vjen edhe me procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama, grafikën Adreno 506, 4 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, smartfoni i ri vjen edhe me kamerën kryesore prej 12 megapikselë me blicin e dyfishtë LED e që incizon videot me rezolucion prej 4K dhe atë të përparme prej 13 megapikselë si dhe me baterinë prej 3200 mAh.
YotaPhone 3 punon me sistemin operativ Android Nougat dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, WiFi 802.11 a/b/g/n (2.4 GHz dhe 5 GHz), Bluetooth 4.2, GPS, si dhe USB Type-C.
Versioni me 64 GB kushton rreth 350 dollarë, ndërsa ai me 128 GB rreth 450 dollarë.