Për herë të parë në vitin 2014 është spekuluar se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke punuar në kartelën e saj grafike.
Kartela grafike është pritur që të jetë në dispozicion në vitin 2015, por kompania ka nënshkruar një marrëveshje teknologjike me kompaninë e njohur ARM për të përdorur kartelat grafike të saj brenda procesorëve të Samsungut, Exynos, transmeton Koha.net. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjes, Samsung po ashtu ka shtyrë zhvillimin e kartelës së saj grafike, por gjithashtu ka mësuar disa gjëra nga ARM.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një raporti të fundit, gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore më në fund ka zhvilluar kartelën e saj grafike, e cila brenda kompanisë është e njohur si S-GPU.
Telefoni i parë që do të vijë me këtë kartelë grafike së bashku me procesorin Exynos, do të jetë telefoni i ardhshëm i avancuar i Samsungut, i cili është caktuar që të arrijë vitin e ardhshëm.