Kompania e njohur teknologjike tajvaneze, Asus, në ngjarje “Computex 2017”, në Taipei, ka prezantuar një numër të laptopëve të rinj dhe disa harduer për kompjuterë personal.
Më vonë, megjithatë, është shfaqur edhe një tablet i ri të cilin Asus nuk e ka përmendur fare gjatë ngjarjes, transmeton Koha.net. Tableti i ri quhet ZenPad 3S 8.0 dhe ka këtë numër të modelit: Z582KL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTableti i ri ZenPad vjen me procesor Snapdragon 652 dhe 4 GB RAM memorie, por në dispozicion është edhe me 3 GB RAM. Kapaciteti i memories së brendshme tani është 32 ose 64 GB, në vend të 16/32 GB sikur që kishte paraardhësit i tij ZenPad 3 8.0.

Ekrani i ZenPad 3S 8.0 është 7.9-inç me rezolucion prej 1536 x 2048 pixel dhe vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Po ashtu, tableti i ri punon me sistemin operativ Android Nougat 7.1 dhe korniza e tij, me trashësi prej 6.9 mm, është tërësisht nga alumini, si dhe vjen me baterinë prej 4,680 mAh.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të dalë në shitje ky tablet i ri dhe me çfarë çmimi.