Një studim të cilin e ka kryer gazetari John Koetsier tregon se bateria në telefonat e mençur zgjat më shumë pa aplikacionet e rrjeteve më të popullarizuara shoqërore.
Edhe pse kjo nuk është befasi e madhe për përdoruesit e rrjeteve shoqërore, funksionet e Facebook siç janë lokimi, lajmërimet, transmetimi direkt, chat dhe të ngjashme, duket se shpenzojnë shumë bateri, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët teknologjikë shpesh thonë se pamundësimi i freskimit automatik të aplikacioneve kontribuon në zgjatjen e kohës së baterisë. Por, derisa Facebook përcjell lokacionin e pajisjes suaj, në mënyrë të vazhduar do t’ua shpenzojë baterinë.
Përveç Facebook dhe Messenger, baterinë e shpenzojnë shumë edhe aplikacionet tjera si Snapchat, Netflix, Outlook dhe Gmail.
Kompania holandeze AVG kohë më parë ka kryer një analizë të aplikacioneve të cilat shpenzojnë më së shumti bateri. Në listën e tyre janë gjetur edhe aplikacionet e të gjitha rrjeteve më të popullarizuara shoqërore, ndërsa vetë Facebook ndodhet në krye të listës.