Smartfonët më të rinj nga seria J e Samsungut, Galaxy J7 (2017) dhe J5 (2017) pritet të vijnë me kamerën për selfi prej 13 megapikselë, trup nga metali, si dhe me sensorin për gishtërinj.
Këto informata kanë rrjedhur në formë të një fotografie e cila i krahason këta dy smartfona me paraardhësit e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes ndryshimeve tjera, Galaxy J7 (2017) do të vijë me ekran full HD, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me baterinë prej 3,600 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, do të ofrojë mbështetje për lidhjen LTE Cat 6, VoLTE dhe VoWiFi.

Ndërkaq, Galaxy J5 (2017) pritet të vijë me procesor SoC me tetë bërthama dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen LTE Cat 6, VoLTE dhe VoWiFi.

Të dy këta smartfona, sipas të dhënave në fotografi, do të punojnë me sistemin operativ Android Nougat. Po ashtu, flitet se çmimi i J7 (2017) do të jetë 339 euro ndërsa i J5 (2015) 279 euro.
Ndërkohë, disa fotografi të reja të këtyre dy pajisjeve kanë rrjedhur po ashtu, duke shfaqur pjesën e përparme dhe të pasme të tyre.
