Kohën e fundit ka pasur spekulime të pafund për smartfonin e ri të Apple, transmeton koha.net.
Sipas spekulimeve Apple është duke punuar në dy modele të reja, njëri iPhone 8, me ekran OLED, mbushje me Wireless e gjëra të tjera dhe një model të ri iPhone 7S.
Por sipas një raportimi të fundit iPhone 8 mund të mos dalë si zakonisht në shtator, sipas Deutsche Bank, e cila ka sugjeruar se iPhone i ri mund të mos dal nga prodhimi deri në fillim të vitit 2018, raporton theverge.
Sipas një shënimi të një hulumtimi, “disa raporte të zinxhirit të furnizimit sugjerojnë se mungesa e disa komponentëve kryesorë dhe sfidave teknike mund të vonojnë lansimin e iPhone-it të ri gjatë kësaj vjeshte.”
Pavarësisht nëse analistët e Deutsche Bank kanë drejt, ky është raportimi i parë për vonimin e lansimit të iPhone 8.