Në konferencën “next@acer” për media të mbajtur në New York, kompania e njohur e teknologjisë Acer ka zbuluar një sërë produktesh të reja, në mesin e të cilëve edhe serinë e re të laptopëve për lojëra të quajtur Helios 300.
Me këtë seri të re, Acer synon që të sjellë në treg laptopët me çmim dhe performancë të përballueshme për tregun e kategorisë së mesme, transmeton Koha.net.
Acer Helios 300 është në dispozicion me ekran prej 15.6 dhe 17.3-inç dhe është i trashë vetëm 30 mm.
Laptopët e rinj të kësaj serie do të jenë në dispozicion me procesor Intel Core i5-7300HQ ose Core i7-7700HQ, deri në 32 gigabajt RAM memorie DDR4, kartelën grafike NVIDIA GeForce GTX 1050 Ti ose GTX 1060, si dhe me 512 gigabajt memorie të brendshme SATA SSD ose 1 terabajt.
Seria Helios 300 do të fillojnë të shiten me çmim prej rreth 1200 euro dhe do të jenë në dispozicion brenda një apo dy muaj.