Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung po punon në Galaxy S9

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus janë prezantuar së fundit në treg, ndërkohë që kompania është duke punuar në modelin e ri.

The Investor shkruan se Samsung dhe Qualcomm kanë nisur punët në çipin e ri, i cili do të përdoret në Galaxy S9, që pritet të vijë vitin e ardhshëm. Çipi i ri që do të zëvendësojë çipin aktual Snapdragon 835 do të quhet Snapdragon 845. Pritet që çipi i ri do të ofrojë performanca më të mira dhe përdorim më efikas të energjisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për dizajnin e telefonit të ardhshëm të kompanisë Samsung ende nuk dihet asgjë.