Një kornizë e hollë, në linjë me Infinity Display të vendosur nga Samsung tek Galaxy 8, dhe një bateri e dyfishtë në gjendje të zgjasë jetën e saj më shumë se një ditë. Këto janë thashethemet e fundit që qarkullojnë mbi iPhone 8, pajisja që pritet në vjeshtë dhe që shënon 10-vjetorin e iPhone.
Sipas zërave që qarkullojnë iPhone 8 do të ketë një ekran Oled prej 5.8 polsh, por me përmasa të njëjta si iPhone7, një kornizë shumë të hollë, vetëm 4 mm. Butoni “Home” virtual, do të jetë i integruar në ekran, ashtu si dhe fotokamera e përparme, që do të zhduket nga shikimi. Smartphone do të jetë prej xhami si para të mbështjella me metal, transmeotn tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas të tjerave pajisja e Apple do të ketë një sistem ushqyerje wireless për baterinë, që mund të jetë e dyfishtë për të garantuar jetëgjatësi. Mund të jetë edhe një teknologji e njohjes së fytyrës e menduar për autenticitetin e pronarit të saj, që thjesht do i bashkangjitet dhe nuk do e zëvendësojë lexuesin e gjurmëve dixhitale.
Online qarkullojnë dhe zëra të tjerë që vijnë nga Asia, për një Plan B që ka Apple në rast të vështirësive të integrimit të Touch Id në ekran, dhe që bëhet fjalë për të spostuar në pjesën e pasme të telefonit lexuesin e gjurmëve të gishtave. Kjo zgjidhje, që ndoshta mund të mos ndodhë, përjashtohet nga analisti i Cowen and Company, Timothy Arcuri.