Realiteti virtual së shpejti i padallueshëm nga jeta aktuale

Realiteti virtual së shpejti i padallueshëm nga jeta aktuale

12 prill 2017 22:10

Një kompani teknologjike që është e para për prodhimin e produkteve të realitetit virtual, është duke planifikuar për një kohë kur “jeta aktuale dhe realiteti virtual do të jenë të padallueshme”, raporton TheSun transmeton koha.net.

Kompania që prodhon qip, AMD në të cilin punon lojërat consol si Playstation 4 e Xbox One, thotë se realiteti virtual është duke marr botën.

Disa njerëz i kanë përqeshur pajisjet VR si Oculus Rift, HTC Vive e Samsung Gear, të cilat tani janë të shtrenjta, por zëvendëspresidenti i korporatës AMD, Roy Taylor ka dalë në skenë gjatë konferencës për realitetin virtual, i cili po mbahet në Bristol, për të kundërshtuar kritikat dhe të parashikoj gjëra të mëdha për të ardhmen, transmeton koha.net.

Ai ka thënë: Për të bërë foto realiste është hapi i madh i ardhshëm, të qenit i tëri prezent është ajo çfarë vjen pas kësaj, ku jeta e vërtetë do të jetë e padallueshme nga realiteti virtual.

Kjo duket si diçka e papërballueshme, por gjatë vitit të kaluar pajisjet e realitetit virtual kanë arritur të shiten afër 1 miliard njësi, ka thënë Taylor.

Ne deri tani kemi parë kinemanë e parë virtuale, operacionin e parë virtual të realitetit në Londër dhe kemi parë realitetin virtual që është përdorur për ë zgjedhur një rast gjyqësor.

Simulatorët kompjuterikë tashmë janë duke pasur ndikim të madh në botën në të cilën jetojmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme