Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar ndaj skandalit të kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin e Kosovës, duke kërkuar hetim për këto raste.
MKRS-ja në një komunikatë për media i ka bërë thirrje dhe pret nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat adekuate, me qëllim zbardhjen në të tërësi të pretendimeve të tilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“MKRS-ja është e bindur që organet përkatëse të FFK-së dhe organet e tjera do ta trajtojnë me seriozitet të plotë këtë situatë. Ministria ka krijuar kushtet ligjore për parandalimin e të gjitha dukurive të kësaj natyre, nëpërmjet Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Ministria ka kërkuar nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të përgjegjshëm në këtë fazë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.
“MKRS-ja po punon intensivisht, duke investuar në shumë drejtime, për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për plotësimin e standardeve ndërkombëtare, prandaj bën thirrje që të shmanget çdo dukuri që mund të dëmtojë imazhin e sportistëve dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.