Basketbollistët e Trepçës gjatë kësaj jave do të kuptojnë situatën e vërtetë në të cilën gjendet klubi, ndonëse e kanë parasysh një gjë të tillë tashmë disa muaj për shkak të vonesës së pagave.
Sekretari i klubit Trepça, Kemajl Muja, të hënën, ka thënë se gjatë këtyre ditëve, Bordi i klubit do të mblidhet për një takim urgjent për shkak të situatës së vështirë financiare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Mujës, mosaplikimi i Ligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që është aprovuar në muajin dhjetor të vitit të shkuar ka bërë që klubi nga Mitrovica të jetë në një gjendje të tillë.
Ai thotë se të gjithë sponsorët tashmë janë larguar nga klubi, duke pasur parasysh se ky ligj ende nuk ka filluar të zbatohet... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.