Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi me 28 shikues, rezultati i krizës së Pejës e Trepçës

Ka ndeshje që për shkak të dënimeve të ndryshme duhet të luhen pa praninë e shikuesve, e të cilat megjithatë luhen para dhjetëra shikuesve, që depërtojnë disi.

Ka plot ndeshje në sporte të ndryshme, që përcillen nga 10 apo 20 shikues, ndonëse hyrja në palestër apo stadium është pa para, shkruan sot Koha Ditore. Por nuk kishte ndodhur asnjëherë që një derbi prej më të mëdhenjve të basketbollit kosovar, mes Pejës e Trepçës të luhet para dhjetëra shikuesve, konkretisht para 28 shikuesve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndodhi të shtunën mbrëma në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Ndeshja që edhe këtë edicion i ka mbledhur deri në 3000 shikues (në Mitrovicë), është luajtur me më shumë lojtarë e zyrtarë në parket se shikues në tribuna.

Kjo pamje jo e pëlqyer e basketbollit kosovar, vlerësohet të jetë pasojë direkte e krizës së thellë financiare që po kalojnë si Peja ashtu edhe Trepça...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.