Përgatitjet e Klubit Alpin Prishtina për Ekspeditën e Kosovës në Everest kanë përfunduar, ndërsa data e nisjes është 27.03.17 / ora 20:00, nga Aeroporti i Prishtinës.
Ndonëse fillimisht ishte dhënë lajmi se kësaj ekspedite do t’i bashkëngjiteshin katër pjesëtarë, është marrë vendim që ky numër të reduktohet në dy për shkak të financave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekspedita e Kosovës në Everest, e Klubit Alpin Prishtina, po niset e përgjysmuar, kjo për shkak të mungesës së financimit. Ekipi ishte i motivuar dhe i përgatitur në të gjitha aspektet, i determinuar dhe i bashkuar në qëllimin final, përfaqësimin e denjë të Kosovës në Mount Everest; çdo njëri anëtar i Ekspeditës e kishte rrolin e vet në Ekip, por në ndërkohë u shfaqen probleme që patjetër do të diskutohen nga opinioni sportdashës”, thuhet në një njoftim të postuar në faqen zyrtare të Klubin Alpin Prishtina, raporton Koha.net.
Megjithatë, Klubi thotë se këtë Projekt madhor të vendit tonë do ta shtyjnë me gjithë forcën, pavarësisht pengesave që janë shfaqur dhe mund të shfaqen ditët e ardhshme.
“Përgjysmimi i Ekipit tonë do mbesë njollë në Alpinizmin e vendit tonë”, theksohet më tej në njoftim.
“Një ekip e tillë duhet të përkrahet në të gjitha mënyrat, të inkurajohet dhe të miratohet në mënyrën më sportive, pikërisht për shkak të iniciativës, përpjekjeve dhe rreziqeve që i ndërmerr në emër të Shtetit të Kosovës. Sidoqoftë, ne jemi të përgatitur fizikisht, shpirtërisht dhe psiqikisht, dhe me padurim e presim ditën kur do ta fillojmë ngjitjen në Mount Everest, gjithnjë duke e ditur se të gjithë Miqtë e Klubit Alpin Prishtina dhe i gjithë Komuniteti i Mirëfilltë Alpin, është shpirtërisht me ne”, thonë drejtuesit e Klubit Alpin Prishtina.