Maratona e Jerusalemit depërton sikur era në njërin prej qyteteve më historike dhe më të diskutueshme në rruzullin tokësor, shkruan CNN.
Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, të gjithë i kanë vendet e shenjta brenda mureve të shenjta të këtij qyteti. Armiqësia mes izraelitëve dhe palestinezëve, tashmë është shndërruar në normë. Nganjëherë tensionimi është më se i dukshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë grup i vrapuesve po synon që ta zhvendosë këtë armiqësi, duke përdorur një sport të thjeshtë për të ndërtuar ura ndërmjet njerëzve, përcjell Koha Ditore.
"Njëri prej problemeve kryesore të Jerusalemit është mungesa e njohurive në mes të dyja palëve", thotë Israel Haas, i cili mori pjesë në maratonën e Jerusalemit. "Pikërisht, kjo mungesë e njohurive përshkallëzon në frikë dhe mendime të këqija në lidhje me njërin-tjetrin. Kjo armiqësi nuk i duhet fare Jerusalemit".
Haas ka nisur iniciativën me grupin "Vrapuesit pa kufij" në nëntor të vitit 2014, me bashkëthemeluesin Shoshana Ben-David. Ishte kjo një kohë e pamundur për të formuar një grup të dedikuar për bashkëjetesë e bashkëpunim mes izraelitëve dhe palestinezëve....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.