Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mposht Valencian, një hap larg finales së Kupës

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalunasit ishin më të mirë për 90 minuta, duke dominuar lojën dhe duke krijuar më tepër raste shënimi në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte Luis Suarez që i dha fitoren Barcelonës në këtë takim, duke shënuar me kokë pas një asistimi të bukur nga Messi në minutën e 67.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 shkurt në “Mestalla”, ndeshje që përfundimisht përcakton finalistin e Kupës.