Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj me Napolin kthejnë kreun

Mbrojtësi Elseid Hysaj me skuadrën e Napolit kanë dalë fitues përballë skuadrës së Bolognas ku luajti mesfushori Blerim Xhemaili.

Napoli e mposhti Bolognan me rezultatin 3:1 të dielën, në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A. Si Hysaj ashtu edhe Xhemaili luajtën gjatë gjithë takimit për skuadrat e tyre, shkruan “Koha Ditore”. Me këtë fitore Napoli është ngritur sërish në krye të tabelës në Itali me 57 pikë, një më shumë se Juventusi që fitoi të shtunën ndaj Chievos, 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë në humbjen e Beneventos përballë Torinos të dielën me rezultatin 3:0 titullarë ishin Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj. Gjimshiti luajti gjatë tërë takimit, kurse Memushaj u zëvendësua në minutën e 64-të. Në portë te Lazio që humbi nga Milani 2:1, ishte portieri Thomo Strakosha.