Zgjidhni shkopin, i afroheni topit që rri mbi mbajtësen e ngulitur në tokë, përshtatni duart, zgjeroni këmbët dhe parafytyro se si do të shkojë e gjitha, shkruan CNN.
Kjo është një rutinë që praktikohet nga miliona lojtarë të golfit në mbarë botën. Por, imagjinoni këtë rutinë ta bëni me sy të mbyllur gjatë gjithë kohës, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është për lojtarët si Mario Tobia, kampioni i katërfishtë i SHBA-së në golf për të verbër që tregon se si është e mundur të arrihet një sukses i tillë në një sport të komplikuar.
"Kur humba vizionin tim të parë ishte shumë traumatike. Më është dashur të tërhiqem nga puna dhe shumë gjëra të tjera", shprehet Tobia. "Por, tash krenohem para njerëzve se golfi më ka shpëtuar jetën. Edhe pse jam i verbër, pa problem mund ta aplikojë këtë sport në të cilin jam kampion".
Tobia rregullisht e gjuan topin e golfit më larg se 220 metra - 50 metra më pak sesa mesatarja e golfistëve profesionistë nëpër "PGA Tour". Ai rregullisht për një raund fiton 90 deri në 100 pikë, ndërsa rezultati i tij më i dobët deri më tash, është 86 pikë për një raund...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).