Juventusi ka shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Chievo, e cila e vendos në krye të tabelës së klasifikimit në Serie A.
Kampioni italian fitoi këtë takim me rezultat 0-2, përderisa Chievo mbeti pa dy lojtar në fushë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBastien u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37, përderisa me karton direkt të kuq u ndëshkua Cacciatore në minutën e 62.
Juve arriti të shënojë golin e parë në minutën e 67 përmes gjermanit Sami Khedira. Përderisa golin e dytë e shënoi Higuain në minutën e 88.
Në krye të tabelës Juventusi tani ka 56 pikë, përderisa Chievo në vendin e 13 ka 22 pikë.