Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Bëmë lojë të shkëlqyer në një stadium të vështirë

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Valencias.

‘Los Blancos’ mundën skuadrën nga ‘Mestalla’ (1-4), për të vazhduar këndelljen. Tekniku francez pas ndeshjes përgëzoi lojtarët e tij për performancën e treguar kundër Valencias, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur. Unë përgëzoj lojtarët e mi për performancën e treguar. Kemi luajtur një lojë të shkëlqyer në një stadium të vështirë”, ka thënë Zidane.

“Është një fitore e rëndësishme, ne treguam personalitet, djemtë e dinë se çfarë po bënin dhe interpretonin taktikisht shumë mirë gjërat”, tha francezi.