Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joao Mario afër largimit nga Interi, arrin marrëveshje me klubin londinez

Inter vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar. Pas afrimit të Lizandro Lopez dhe brazilianit Rafinha, klubi zikaltër bën edhe lëvizjen e parë në dalje: Joao Mario do të transferohet te West Hami.

Mesfushori portugez ka pranuar të zhvendoset drejt Anglisë me formulën e huazimit, për t’u bërë pjesë e West Ham për pjesën e mbetur të sezonit. Joao Mario nuk arriti të përshtatej me lojën e kërkuar nga trajneri Spalletti dhe për të mos humbur mundësinë e aktivizimit në finalet e Botërorit ka pranuar huazimin në 6 muajt e ardhshëm, transmeton TCH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë i rëndësishëm në këtë marrëveshje ka qenë padyshim manaxheri i tij, Kia Jorabcian, marëdhëniet e të cilit me klubet angleze janë të shkëlqyera. Inter do të përfitojë 1.1 milionë euro nga kjo lëvizje, ndërsa West Ham do të paguajë pjesë e mbetur të rrogës vjetore të portugezit.

Joao Mario u bë pjesë e Interit në verën e vitit 2016, pasi Interi pagoi skuadrës së Sporting të Lisbonës, 48 milionë euro. Inter ndërkohë ka hedhur sërish sytë nga Sporting, me të cilët ka nisur tratativat për mesfushorin William Carvalho.