Brohoritjet “Busha, Busha” nuk ndaleshin derisa Nexhdet Dobroshi bartej drejt zhveshtores nga tifozët që e kishin ngritur pezull.
Tifozët e shihnin Dobroshin hero dhe njeriun që ia siguroi Vëllaznimit fitoren përballë Rudarit të Plevlës. Ai nuk shënoi asnjë gol, por kundërshtarëve ua mohoi shumë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e zhvilluar në maj të vitit 1976 në kuadër të ligës së dytë të ish-Jugosllavisë në hendboll - grupi i jugut, mbetet një prej kujtimeve më të mira të tij dhe të tifozëve gjakovarë.
Tifozët me aktin që bën e shpallën Dobroshin hero dhe lojtar të ndeshjes, pasi në portë bëri diçka të jashtëzakonshme. Nuk lejoi ekipin kundërshtar të shënonte asnjë gol nga 11 tentime prej pikës së shtatëmetërshit (penalltisë në hendboll).
Dobroshi i priti dhjetë të parat, kurse të 11-n një lojtar i ekipit malazias e gjuajti mbi portë - një kuriozitet i rrallë në lojën e hendbollit.
Dobroshi ende e mban mend atë ndeshje dhe e quan një prej kujtimeve më të mira në karrierën e tij...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).