Jose Mourinho ka “konfirmuar” largimin e Henrikh Mkhitaryanit.
Sipas raportimeve, armeni do të kalojë tek Arsenali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Alexis Sanchezit në Old Trafford.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho bëri të ditur para ndeshjes me Stoken, se Mkhitaryan nuk është lënë jashtë ekipit vetëm për çështje taktike.
“Ishte zgjedhje e lojtarëve që e dimë, se për momentin, janë 100 për qind të fokusuar tek Unitedi. Nuk ka dyshime për të ardhmen. Nuk mendoj se një futbollist e ka të lehtë të luajë kur ka dyshime për të ardhmen”, ka thënë portugezi për SkySports.
Mkhitaryan plus 35 milionë funte besohet se është kërkesa e Arsenalit për Sanchezin.