Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në fund të këtij edicioni do t'i bëjë ofertë zyrtare PSG-së për brazilianin Neymar.
“Cadena SER” të dielën ka raportuar se për Neymarin, Perez do të ofrojë kartonin e Cristiano Ronaldos, plus të holla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerez e do me çdo kusht Neymarin te Reali dhe për brazilianin do ta “sakrifikojë” edhe Ronaldon, pasi portugezi këtë edicion ka treguar një formë të dobët, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Perez e sheh Neymarin si yllin e ardhshëm të madrilenëve derisa në anën tjetër, PSG-ja më herët ishte interesuar për Ronaldon.
Neymar para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit francez nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh.
“Florentino Perez është i obsesionuar me Neymarin dhe lëvizjen për transferimin e tij do ta bëjë pas botërorit, duke ofruar Ronaldon dhe një shumë të majme parash”, ka raportuar mediumi i njohur spanjoll.