Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e Liverpooli në garë për Rakitiqin

Arsenali dhe Liverpooli raportohet se kanë shprehur interesim për yllin e Barcelonës, Ivan Rakitiq, pas transferimit të Philippe Coutinhos në Camp Nou.

Kroati besohet se është i merakosur për të ardhmen e tij te klubi katalonas pasi mendon se nuk do të ketë më vend në ekipin e parë, pas transferimit të brazilianit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës “Diario Gol”, Arsenali, Liverpooli dhe Juventusi janë destinacionet potenciale për futbollistin, i cili është pjesë e Barçës që nga viti 2014 kur kaloi nga Sevilla.