Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde beson se Coutinho do të përmirësojë Barçën

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, thotë se mezi pret të punojë me Philippe Coutinhon që ka kaluar te katalonasit nga Liverpooli.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, përderisa ka klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se mund të na sjellë shumë për skuadrën. Ai shënon dhe mundëson gola dhe kur niset përpara mund të na ndihmojë shumë pasi luan brenda dhe anash. Është shumë i zhdërvjellët dhe kjo mund të na ndihmojë”, ka thënë Valverde pas fitores 3 me 0 ndaj Levantes të dielën.

Coutinho ka pasur 201 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat duke realizuar 54 gola në pesë vjet.