Liverpooli raportohet se ka identifikuar anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez si zëvendësues të Philippe Coutinhos, i cili pritet të largohet gjatë muajit janar.
Liverpooli është në kërkim të një mesfushori kreativ, pasi është duke u përgatitur për largimin e brazilianit drejt Barcelonës gjatë këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiverpooli do të përfitojë 106 milionë funte dhe miliona të tjera shtesë për shitjen e Coutinhos dhe menaxheri Jurgen Klopp, tashmë ka vendosur për blerjen e një zëvendësuesi të tij.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Liverpooli do të bëjë ofertë zyrtare për Mahrezin, i cili pritet të largohet nga King Power Stadium.
Leicesteri për shërbimet e tij ka kërkuar mbi 40 milionë funte.