Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj me Napolin mbyll vitin 2017 me fitore

Napoli ka arritur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017. Skuadra e Sarrit ka triumfuar me rezultat 0-1 ndaj Crotones dhe ka siguruar vendin e parë të Serisë A, për vitin 2017, që e bën njëkohësisht edhe kampion të dimrit.

Vendimtar ka qenë gol i golshënuesit më të mirë napolitan, kapitenit Marek Hamsik, në minutën e 17-të, që i dha 3 pikët ‘të kaltërve’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fushë nuk arritëm të shihnim një derbi shqiptar, pasi ndonëse Hysaj ishte titullar si zakonisht, Ajeti ishte i pezulluar për shkak të dënimit të numrit të kartonëve të verdhë.