Mbrojtësi i Kosovës, Armend Thaçi, do të mbetet pjesë e klubit të futbollit Gjilani. Drejtuesit e klubit të Superligës së Kosovës nuk e kanë liruar të largohet në janar.
Interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë ka shprehur skuadra shqiptare e Maqedonisë, Shkëndija, si dhe Partizani i Tiranës e disa skuadra tjera të kampionatit shqiptar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të mbetem te Gjilani deri në qershor të vitit të ardhshëm. Do të mundohem të jap kontributin tim ashtu siç kam bërë deri tash. Në verë do të shohim rreth të ardhmes time”, ka thënë Thaçi të hënën për gazetën.
Thaçi më herët karrierë ka bërë edhe te disa skuadra të tjera në Kosovë.