Cristiano Ronaldo do të jetë titullar te Real Madridi në derbin ndaj Barcelonës, me gjithë shqetësimet e ditëve të fundit për shëndetin e tij dhe ky duel mund të vendosë fatin e njërës apo tjetrës skuadër.
Derbi më i madh botëror, do të luhet sot (13:00) në "Santiago Bernabeu" në Madrid dhe është i vlefshëm për xhiron e 17-të, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse është "El Clasico" e parë e këtij sezoni në La Liga, Real Madridi me fitore eventuale do të mbante gjallë shpresat për të mbrojtur titullin, ndërsa fitorja e Barcelonës do ta shkëpuste këtë skuadër nga rivali i saj për 14 pikë, diçka që zor mund të rikuperohet në vazhdim.
Barcelona kryeson në tabelë me 42 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që është në pozitën e katërt, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
"Ai po ndihet mirë dhe është 100 për qind i gatshëm për lojë", ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane për Ronaldon, i cili të premten është stërvitur me grupin e lojtarëve pas stërvitjeve të diferencuara ditëve të shkuara. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).