Boksieri suedez Erik Skoglund është zgjuar nga koma artificiale dhe po tregon shenja pozitive, sipas promotorit të tij.
Skoglund 26-vjeçar, ishte vendosur në komë artificiale më herët në dhjetor, pasi u operua për gjakderdhje në tru, pas lëndimeve që mori në stërvitje sparingu, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tash po u përgjigjet instruksioneve, raportoi kompania Sauerland Promotions.
"Ndonëse mbetet në qendër intensive, faza më kritike për jetën e tij është lënë prapa. Me fryrjen e reduktuar mjaftueshëm në tru, mjekët kanë nisur procesin e zgjimit të Erikut të martën mbrëma dhe deri më tash rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Ai ka treguar një numër të shenjave pozitive. Ai tash po merr frymë vetë dhe po reagon ndaj instruksioneve. Gjatë ditëve në vijim, Eriku do t'i nënshtrohet një numër të ekzaminimeve, që do të zbulojë se çfarë pasojash do të ketë për të ardhmen e tij", është thënë në një komunikatë nga Sauerlandi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)