Drejtuesit e Manchester Cityt dëshirojnë që ta mbajnë për një kohë të gjatë trajnerin Pep Guardiola duke krijuar dinasti të tipit Alex Ferguson në “Etihad Stadium”.
Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2019 por ecuria në këtë sezon ka bërë që sheikët e Cityt të planifikojnë rinovimin e kontratës edhe për disa vite tjera, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht Guardiola përfiton rreth 15 milionë euro në vit kurse me kontratën e re paga e tij do të rritet në 20 milionë.
City i Guardiolës në këtë stinor po kalon formë të jashtëzakonshme duke kryesuar në Premier League pa asnjë disfatë dhe me 17 fitore e 1 barazim. Gjithashtu, lehtësisht kaloi fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.