Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa vazhdon të vuajë mungesën e konkurrencës

Arben Muqolli iu ka dhënë rast të gjithë lojtarëve. Të huajt dhe lojtarët me përvojë nuk kanë luajtur më shumë se një pjesë.

Është dukur se nuk po japin maksimumin dhe në fund skuadra pejane e hendbollit, Besa FamGas fitoi bindshëm. 46:25 ishte rezultati në fund të ndeshjes mes Besës e Trepçës, që u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça vlerësohet prej skuadrave kryesore në vend, por ishte fare lehtë e kalueshme për Besën, skuadrën që po dominon hendbollin kosovar për vite të tëra.

Fitoret si ajo ndaj Trepçës janë të zakonshme për Besën, që për trajner e ka Arben Muqollin, njërin prej emrave më të njohur të hendbollit kosovar. Besa ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e stinorit vjeshtor dhe do të dimërojë në pozitën e parë me 28 pikë.

Në 13 ndeshje ka fituar bindshëm dhe lehtë. Pak rivalitet i ofroi vetëm Prishtina, të cilën në kuadër të javës së shtatë e mposhti me “vetëm” tetë gola dallim, 33:25. Për Prishtinën ishte humbja e vetme e edicionit, ndërsa 13 fitoret ia siguruan pozitën e dytë me 26 pikë. Por është konkurrenca e denjë ajo që nuk po iu sigurohet dot në Superligën e Kosovës skuadrës nga Peja, Besa... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)